Ndodh në Fier/ 27-vjeçari kërcënon një person me pistoletë me gogla, ndërhyn policia

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2023, 12:48

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në Fier, ku një 27-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ka kërcënuar një person me pistoletë lodër.

Lajmin e bën me dije vetë policia, që zbulon se i riu me iniciale L.H po procedohet në gjendje të lirë, teksa pistoleta me zarë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 27 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka kanosur me pistoletë lodër, një shtetas.

Sendi i përdorur në mënyrë të kundërligjshme, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit