23-vjeçarja në Fier largohet nga banesa, 1 person arrestohet për vjedhje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 12:25

Policia ka shpallur të zhdukur një 23-vjeçare është larguar nga banesa në Patos më 31 dhjetor në drejtim të paditur, teksa kallëzimin në polici e ka bërë nëna e saj, e cila ka deklaruar se e reja është me probleme të shëndetit mendor. Po ashtu është arrestuar një 41-vjeçar, i cili i ka vjedhur celularin një vajze.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi i ka vjedhur celularin, një shtetaseje. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 27 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka kanosur me pistoletë lodër, një shtetas. Sendi i përdorur në mënyrë të kundërligjshme, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., 46 vjeçe, banuese në Patos, se më datë 31.12.2022, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja S. M., 23 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 46-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 23-vjeçares. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit