Olta Xhaçka e shqetësuar për pronat e burrit në Dhërmi/ Nuk i ‘kërcet’ fare për shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.01.2023, 12:56

Ende nuk ka një reagim nga Ministria e Jashtme në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia malazeze kundrejt një familjeje shqiptare. Edhe ditën e djeshme, JOQ publikoi pamje të rënda se si profesori i njohur Petraq Milo, djali i tij dhe bashkëshortja tërhiqeshin zvarrë nga efektivët në doganën e Muriqanit.

Ministrja Olta Xhaçka duket e pafuqishme për një reagim dinjitoz dhe për të mbrojtur popullin e saj.

Mesa duket ajo është vetëm e shqetësuar për pronat e bashkëshortit të saj në bregdet. Në lidhje me këtë çështje ajo del në foltoren e Parlamentit dhe çirret me të madhe, ndërsa për shqiptarët e dhunuar nuk e vret mendjen aspak.

Burime për JOQ bënë me dije se dhuna ndaj profesorit dhe familjes së tij ishte e pakuptimtë, pasi ata respektuan të gjitha rregullat e radhës dhe nuk pati kundërshtim të forcave policore. JOQ identifikoi gjithashtu edhe një nga policët dhunues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit