U dhunua dje, mësuesi: Më futën në makinë e më rrahën, nuk i njihja por hipa se më pëlqyen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 11:51

Kleanth Laçi është mësuesi i fiskulturës i cili u dhunua një ditë më parë në Tepelenë, nga tre persona. I fashuar dhe i dhunuar mësuesi thotë se tre djem i janë afruar dhe e kanë ftuar që të kosnumonin një kafe bashkë, teksa shprehet se nuk i njihte djemtë, por që i kishin pëlqyer, ndaj dhe kishte hipur në makinë me ta.

Kleanth Laçi: Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi. Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit