3 vite i plasaritur/ Rrethohet me shirit pallati në Bulqizë pas tërmetit, policia nxjerr jashtë banorët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 10:34

Mbrëmjen e së dielës një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha, teksa dëmtoi disa banesa në fshatrat e Burrelit dhe Bulqizë. Një pallat në këtë qytet është shpallur i pabanueshëm nga autoritetet pas tërmetit të dy ditëve më parë. Mësohet se bashkia u ka kërkuar banorëve që të evakuohen, ndërkohë që pallati është rrethuar me shirit. Një pjesë e familjarëve janë dakord me vendimin e marrë, por ka banorë të tjerë që kundërshtojnë. Një banor i këtij pallati, për mediat ka deklaruar i vendosur se nuk do të dalë nga banesa.

“Nuk jam dakord fare se kam shtëpinë time aty. Do të rri aty. Pallati ka tre vite që është plasaritur, para se të binte tërmeti i vitit 2019. Nuk është prekur nga tërmeti. Ra tërmeti tjetër para tre ditësh, nuk ka asnjë shenjë. Unë do të rri në shtëpinë time. Nuk kam frikë. Ra tërmeti dhe unë nuk dola fare. Unë nuk dal, kam shtëpinë time, mund të na hedhin në gjykatë. Nuk kam ku shkoj. Të rri jashtë?" tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit