Këto komuna në Kosovë rrezikohen nga vërshimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.01.2023, 08:48

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim.

Sipas kësaj agjencie zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet, thuhet në njoftim.

“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.

Njoftimi i plotë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit