Rrebeshe shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 07:28

Sot në vend do të ketë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit