72 të vdekur në Nepal, cilat janë sediljet ku keni më shumë shanse të mbijetoni në një përplasje avioni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2023, 01:39

Dje bota u trondit pasi u shpërndanë video të një aksidenti fatal në Nepal.

Asnjë nga 72 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e avionit të Yeti Airlines nga Katmandu në Pokhara nuk besohet të ketë mbijetuar. Vendi është zhytur në zi dhe ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

Pavarësisht lajmeve të tmerrshme, udhëtimi ajror përgjithësisht shihet si një nga format më të sigurta të udhëtimit. Por, ka disa gjëra që mund të bëni për të rritur shanset tuaja për të mbijetuar në rast të një ngjarje kaq fatale, pohojnë studimet.

Këto përfshijnë zgjedhjen e sediljes më të sigurt në avion.

Kërkimet kanë treguar se pasagjerët pranë bishtit të një avioni kishin 40% më shumë gjasa të mbijetonin sesa ata që ishin ulur në pjesën e përparme.

Në vitin 2007, Popular Mechanics analizoi të dhënat për përplasjet e avionëve komercialë në SHBA që nga viti 1971. U zbulua se shkalla e mbijetesës për ata që uleshin në 15% të sediljeve përpara kishin një shans 49% për të mbijetuar.

Ata që ulen në mes të avionit sipër krahëve kanë një shans 56% për të mbijetuar. Ndërkohë, ata që ishin ulur pas skajit të pasmë të krahut kishin një shans 69% për të mbijetuar nga përplasja.

Analiza e mëtejshme, nga Time në 2015, pretendoi se shkalla më e ulët e vdekshmërisë për pasagjerët ishte për ata që ulen në sediljet e mesme në pjesën e pasme të avionit. Hulumtimi e vendosi shkallën e vdekshmërisë në vetëm 28% për këto vende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit