30-vjeçari bën tatuazh një tel me gjemba, njerëzit mendojnë se ka mbjellë flokët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2023, 23:25

Një i ri në TikTok ka zbuluar se si një tatuazh me tela me gjemba në ballin e tij shpesh ngatërrohet me vijën e mbjelljes së flokëve.

Këngëtari dhe komediani No Hun, 30 vjeç, nga Birmingham, i cili ka 553.2 mijë ndjekës në platformën e mediave sociale thotë se tatuazhi i tij keqkuptohet nga njerëzit.

Ylli i mediave sociale tha se idenë për një tatuazh të tillë e pa në Google dhe ka një shpjegim për këtë:

Unë kam një tatuazh tel me gjemba. Në thelb do të thotë që askush nuk mund të hyjë thellë në mendjen time. Në fillim nuk e kuptoja tatuazhin tim por tani e di se çfarë do të thotë. Njerëzit shpesh e ngatërrojnë me vijën e mbjelljes së flokëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit