Digjet një shtëpi në Strumicë, humb jetën një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.01.2023, 10:28

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë pas orës 20:00 në një shtëpi në rrugën “Pirinska” numër 26 në Strumicë.

Sipas informacioneve nga Brigada e zjarrfikësve në Strumicë, personi i cili ka humbur jetën nga zjarri ishte pjesëtar i familjes që jetonte në shtëpi dhe për momentin nuk dihen shkaqet e tragjedisë.

“Zjarri është raportuar në orën 20:16 dhe në shuarje kanë marrë pjesë tre automjete të zjarrfikësve dhe 9 zjarrfikë. Zjarri është shuar për një orë, por fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur në të”, njofton komandanti i zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev.

Për momentin trupi i pajetë i të ndjerit ende nuk është nxjerr, ndërsa ekipet e Zjarrfikëses së Strumicës dhe policia janë duke e kontrolluar vendin e zjarrit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit