U dhunuan nga policët malazezë/ Petraq Milo dhe familja e tij u tërhoqën zvarrë, askush nuk po reagon

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2023, 18:08

Është familja e Petraq Milos ajo që u dhunua na policët malazezë në doganën e Muriqanit. Siç u pa dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit, u tërhoq zvarrë bashkë me familjarët e tij, pasi sipas tyre, kjo makinë nuk kishte respektuar radhën.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se familja Milo ishte totalisht korrekte me sjelljen e tyre, por dhuna e policisë ishte kafshërore. Në pamje duket se Milo dhe djali i tij tërhiqen zvarrë nga policia, teksa shqiptarë të tjerë duan ta ndihmojnë por nuk munden dot, për shkak të frikës.

Ndërkohë, pavarësisht përjekjes së redaksisë sonë, ende nuk ka një reagim nga institucionet tona shqiptare.

JOQ ALBANIA zbuloi gjithashtu edhe policin që ka dhunuar këtë familje. Mësohet se ai është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët, sipas burimeve.

“Merr nga 10 euro, ndonjë redbull, puntorve sezonalë sidomos nga Shkodra qe te kalojnë pa probleme” – shkruan një qytetar për JOQ.

Edhe njëherë, JOQ Albania, kërkon që të zbardhet kjo ngjarje dhe dinjiteti i shqiptarëve të vihet në vend. Është e turpshme të shohësh shqiptarët të dhunohen kështu në një pikë doganore, për çfarëdolloj arsye qoftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit