Vrasjet e gazetarëve janë rritur me 50% në vitin 2022. UNESCO bën me dije se janë 86 të vrarë në mbarë botën vitin që lamë pas.
Organizata e OKB-së foli për një "përmbysje të trendit pozitiv" të viteve të fundit, kur vrasjet ranë në një mesatare prej 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 në 2018.
“Rritja e konsiderueshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.
"Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet për t'i dhënë fund këtyre krimeve dhe për të siguruar që autorët e tyre të sillen para drejtësisë", shtoi ajo.
Nga 86 gazetarët që vdiqën vitin e kaluar, krahasuar me 55 në 2021, 19 ishin në Meksikë, 10 në Ukrainë dhe 9 në Haiti, tre vendet me më shumë vdekje për këtë profesion, sipas UNESCO.
Rreth gjysma e tyre "nuk u vranë në krye të detyrës: ata ishin duke udhëtuar, në shtëpi, në parkingje ose vende të tjera publike kur u shënjestruan", thuhet në deklaratën e agjencisë.