Dëmet e tërmetit në fshatin ku ishte epiqendra, kryeplaku: Emergjencat civile po neglizhojnë situatën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 17:00

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel, teksa lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Deri tani janë raportuar dëme në banesa në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, Ndërkohë kyetari i fshatit Shkall në Klos, aty ku ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin një natë më parë, thotë se emergjencat civile pranë bashkisë po neglizhojnë situatën dhe nuk po vijnë të verifikojnë dëmet. Abdulla Muça për mediat, shtëpia e të cilit po ashtu është dëmtuar, shprehet se disa shtëpi janë të dëmtuara por askush s’ka ardhur për t’i parë.

“Ishte lëkundje shumë e fortë. Dolëm jashtë, dolën dhe banorët. Tëmeti shkaktoi probleme. Mora emergjencat civile që mbrëmë. Na thanë na njoftoni për çdo rast, për problemet që keni. Mora anëtarët e lagjeve të gjithë, më njoftuan kush kishte probleme. Këtu ku jemi ne, 30 metër më larg, ka qenë epiqendra e tërmetit. Banorët kanë qenë të terrorizuar, kanë fjetur jashtë. Isha sot pranë bashkisë, fola me drejtorin e emergjencave civile, tha se secili banor që ka probleme duhet të paraqitet në bashki dhe të thotë për problemet” tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit