Avokati i ‘Kobrës’: Arma është për burra, jo dashnorja ime, jo pse e nguce, kërcet dajaku

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 16:27

Dibran Hoxhaj është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren në datën 3 janar. Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Ndërkohë avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubin e natës ‘Kobra City’ si dhe për mbajtjen e armës, me deklarata që lënë për të dëshiruar. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se ‘arma është për burra’.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Më pas ai ka shtuar se kjo ka qenë fraza që ka thënë klienti i tij dhe jo ai.

"Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s'bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia,”- shtoi avokati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit