E vërteta që s’thuhet/ Si emisionet shqiptare u kyçin gojën qytetarëve për interesat e tyre?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2023, 15:01

Luljeta Kotreli dhe Ndoc Marku janë dy personat e intervistuar së fundmi nga JOQ ALBANIA. Të dy qytetarët kanë ndarë me ne hallet familjare, për të cilat nuk gjejnë drejtësi, pasi ‘kundërshatari’ është shumë i fortë në krahasim me zërin dhe dhimbjen e tyre.

Luljeta Kotreli denoncoi për JOQ se si motra e saj kishte humbur jetën në një spital në Greqi nga pakujdesia e mjekëve dhe sot nuk po gjen dot drejtësi. Ajo akuzon hapur spitalin dhe mjekët e operacionit se i kanë marrë jetën me veprimet dhe mosveprimet e tyre, pasi e motra e saj kishte vetëm një problem të vogël, që nuk ishte rrezik për jetën.

Por përveç kësaj, ajo që u vu re, është se Luljetës i ishin mbyllur dyert e denoncimit të ngjarjes. Sipas saj, ajo kishte bërë denoncim më herët tek emisioni “Piranjat”, dhe pavarësisht investigimit, ky denoncim nuk u publikua.

Rasti tjetër ishte Ndoc Marku nga Shkodra, që kishte po ashtu një histori të trishtë. Marku kishte humbur djalin e tij vetëm 11 vjeç, pas një shembje të një godine në lagjen e tij. Djali 11-vjeçar ishte zënë poshtë nga soleta dhe sot e kësaj dite, pas më shumë se 11 vitesh, ai nuk po gjen drejtësi.

Ashtu si Luljetës, edhe Markut i ishin mbyllur dyert e denoncimit të ngjarjes. Ai tregon për kamerën tonë se ka shkuar për te rrëfyer ngjarjen në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, por emisioni ishte ndërprerë sapo kishte filluar. Sipas tij, ka qenë një telefonatë që kërkoi që emisioni mos të transmetohej.

JOQ Albania iu gjend këtyre dy qytetarëve si një përçues i denjë i zërit të tyre. Ne shpresojmë që thirrja e tyre mos të bjerë në vesh të shurdhër, por jemi krenarë, që po e ndajmë atë me të gjithë.

Emisionet, që nuk kanë këllqe të merren me hallet e qytetarëve shqiptarë, të paktën mos e trumpetojnë sikur po e bëjnë diçka të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit