U aksidentua, por s’dihet ku përfundoi, ende mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 12:04

Është ende mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili prej mëngjesit të djeshëm ka humbur kontaktet me familjarët e tij, teksa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar që aty. RENEA të cilët prej dy ditësh janë në kërkim të të riut, dyshojnë se Lika mund të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakët e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman.

Mësohet se makina ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit, teksa deri tani nuk është bërë denoncim tjetër dhe kjo i bën autoritetet të mendojnë se Mateo Lika udhëtonte i vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit