“Nuk ka vend për panik”, sizmologu pas tërmetit: Është i zakonshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 23:09

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme dhe lëkundjet janë ndjerë në qytete të ndryshme.

Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se nuk ka vend për panik pasi është tërmet i zakonshëm për epiqendrën që ishte Klosi.

Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Futet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale nga ky tërmet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit