Bie numri i shqiptarëve që shkojnë me gomone në Angli, mediat: Shkak vdekja e 4 bashkatdhetarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 21:54

Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht me gomone në Britani ka rënë shumë dy muajt e fundit.

Rënia e numrit që kalojnë Kanalin Anglez që nga fundi i vitit të kaluar ka ardhur pasi kryeministri britanik Rishi Sunak premtoi se do të kthejë me shpejtësi "mijëra" shqiptarë në Shqipëri.

Sipas mediave angleze mbytja e katër shqiptarëve muajin e kaluar mësohet se ka sjellë edhe më pak kalime, si dhe përkeqësimin e motit duke e bërë më të vështirë udhëtimin e emigrantëve. Një zyrtar tha:

Ne kemi parë një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone në muajt e fundit. Nuk është e qartë saktësisht pse.

Në 12 muajt deri në shtator 2022, 85 për qind e 11,000 shqiptarëve që mbërritën me gomone paraqitën kërkesa për azil. Më shumë se 50 për qind e kërkesave të bëra nga shqiptarët u pranuan.

Por Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë ka deklaruar se disa emigrantë shqiptarë pretendojnë në mënyrë të rreme se janë viktima të trafikimit.

Rishi Sunak po planifikon të prezantojë legjislacionin për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve shqiptarë me fluturime në një përpjekje për të trajtuar numrin e kërkesave të prapambetura të azilkërkuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit