Në zonën e Astirit në Tiranë rastet e prishjes dhe dëmtimit të ashensorëve në pallate janë të shumta dhe ndonjëherë kanë rezultuar edhe fatale.
Pallatet, shumë prej tyre të ndërtuar jashtë standardeve kanë ashensorë problematikë që rrezikojnë jetën e banorëve.
Pranë rrethit të Astirit, në një prej pallateve shumëkatëshe është prishur ashensori.
Sipas banorëve, administratori dhe persona të tjerë rreth tij kanë urdhëruar ndryshimin e ashensorit me një të ri pasi ky që kanë nuk mund të rregullohet. Por për blerjen e ashensorit të ri duhen 27 mijë euro dhe me urdhër administratorit, çdo familje duhet të paguajë nga 625 euro.
Një urdhër i tillë kundërshtohet nga familjet që jetojnë në pallat pasi sipas tyre bashkia është ajo që mbulon 40-50% të shpenzimeve dhe pjesën tjetër vetë banorët.
Mesazhi i banorëve:
Prsh joq. Jemi disa banore ne astir dhe eshte prishur ashensori.zoti adm me ca te tjere rreth tij thon qe nuk rregullohet dhe duhet blere ashensor i ri qe vete 27 mij euro.ai u kerkon banorve me ngulm nga 625 eur per familje.nderkohe qe para disa ditesh eshte zhvilluar nje mbledh ne bashkine e tr me adm dhe eshte thene se per ashensoret e rinj paguan 40-50 perq bashkia dhe pjesen tjt banoret.zoti adm Musai kerkon 100 perq nga banoret .ju lutem pub keto skandale adm dhe firmash ashensoresh.ja po ju derg dhe preventivin qe ka bo firma me adm .pallati ndodhet mu ne rreth ne astir.amonim ju lutem se na merr inat adm me nipin e pronarit qe ka bo pallatin