E bleu në muajin dhjetor, zbulohet “Benzi” i djalit të pastrueses që vodhi mbi 500 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 20:34

Pak ditë më parë pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u arrestuan pasi vodhën më shumë se 500 mijë euro(para dhe sende me vlerë) në shtëpinë e drejtoreshës së Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Me partatë e vjedhura, djali i pastrueses ka blerë një Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz.

Ky Benz është blerë nga Havier Dobi gjatë muajit Dhjetor 2022, gjatë kohës kur mamaja e tij pastruese ka arritur të vjedhë në banesën e zyrtares Aldo Klosi.

Në pronësinë e Havier Dobit janë tre makina të tjera të llojit Mercedes Benz të cilat janë sekuestruar për llogari të çështjes penale.

Prokuoria i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje nëse ajo zbardh ngjarjen e plotë dhe pronarin e 405 mijë eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit