Shqipëria me internetin më të ngadaltë në Evropë, na kalon edhe Kosova

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 19:25

Në ditët e sotme, interneti është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve pasi në çdo moment na duhet të jemi në kontakt me të tjerët dhe jo vetëm.

Nëse po planifikoni të udhëtoni në Evropë, duhet të dini se cilat janë vendet me internetin më të shpejtë këtu, si dhe ato me shpejtësinë më të ngadaltë. Te kjo e fundit renditet Shqipëria dhe Kosova pasi shpejtësia e internetit nuk i kalon 50 Mbps(megabits për sekond)

Në krye të listës si vendi me internetin më të shpejtë renditet Danimarka me shpejtësi 188 Mbps. Ndërkohë Gjeorgjia renditet e fundit me 26 Mbps shpejtësi.

Shqipëria ka internet edhe më të dobët se Kosova pasi shpejtësia është vetëm 44 Mbps ndërsa në Kosovë 50 Mbps.

Vendet me internetin më të shpejtë në Evropë (2023)

1. Danimarka: 188 Mbps 2. Rumania: 170 Mbps 3. Spanja: 166 Mbps 4. Francë: 160 Mbps 5. Islanda: 159 Mbps 6. Hungaria: 155 Mbps 7. Zvicër: 154 Mbps 8. Suedia: 150 Mbps 9. Lihtenshtajni: 130 Mbps 10. Malta: 120 Mbps 11. Holandë: 120 Mbps 12. Norvegjia: 115 Mbps 13. Luksemburg: 110 Mbps 14. Andorra: 102 Mbps 15. Gjermania: 100 Mbps 16. Portugalia: 94 Mbps 17. Finlanda: 94 Mbps 18. Polonia: 90 Mbps 19. Belgjika: 88 Mbps 20. Moldavia: 84 Mbps 21. Lituani: 83 Mbps 22. Letonia: 83 Mbps 23. Irlandë: 82 Mbps 24. Sllovakia: 81 Mbps 25. Sllovenia: 79 Mbps 26. Mbretëria e Bashkuar 78 Mbps 27. Bullgari: 69 28. Çekia: 67 Mbps 29. Serbia: 61 Mbps 30. Itali: 60 Mbps 31. Ukraina: 59 Mbps 32. Estonia: 58 Mbps

10 vendet në Evropë që ofrojnë shpejtësinë më të ngadaltë të internetit në 2023

1. Gjeorgjia: 26 Mbps 2. Bosnjë dhe Hercegovinë: 27 Mbps 3. Turqia: 30 Mbps 4. Maqedonia e Veriut: 33 Mbps 5. Qipro: 40 Mbps 6. Greqia: 42 Mbps 7. Shqipëri: 44 Mbps 9. Kroacia: 46 Mbps 10. Kosovë: 50 Mbps

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit