Shqiptarët nuk patën më shumë se 2-3 ditë pushime për festat e fundvitit. Siç nisën, ashtu përfunduan ato ditë të cilat duhet të ishin relaksuese dhe shlodhëse pas një viti të vështirë ekonomik. Fatin për t'u shlodhur e kanë pasur deputetët e Parlamentit. Plot 3 javë kanë pushuar ata të cilët lodhen e strapacohen për të pasuruar çdo ditë veten e për të varfëruar shqiptarët.
Të hënën pritet të rinisë show aty ku u la. Partia Demokratike nuk ka ndarë ende se kush është kryetari dhe kush e ka selinë pranë lumit Lana. Nga ana tjetër Partia e Likes po humbet deputetët, pasi Rama është zotuar ta çojë për skrap, duke i marrë së fundmi Agron çelën e Shkodrës.
Rama nga ana tjetër do të shijojë i qetë spektaklin dhe atëherë kur të ndihet keq do të nis sërish shfaqet e tij teatrale. çeshtjet e caktimit të Avokatit të Popullit, spiunët e sigurimit, apo ngritja e satelitëve do të vijojnë të diskutohen.
Si gjithmonë varfëria e shqiptarëve, si një nga popujt më me pak të ardhura në Europë, pritet të vijojë. Do të vijojë edhe dhënia e koncesioneve si apo e PPP-ve, duke e zbrazur buxhetin e shtetit. Përtej shfaqeve nuk pritet që 140 deputetët në Parlament të mendojë më shumë për shqiptarët, ndryshe nga sa kanë menduar në 30 vite. Ndaj, le të rinisë shfaqja!