I riu shqiptar kapet duke shitur heroinë në Francë, për 9 ditë kishte bërë 16 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 18:04

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Avenue de France pasi u kap duke shitur heroinë.

I riu shqiptar po ndiqej nga një ekip policisë për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë. Ai u arrestua në Annecy kur sapo kishte hedhur qese me heroinë nga dritarja e makinës. Brenda saj ndodheshin 8 pako me heroinë gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit trupor policia gjeti një listë me gjithë transaksionet e shitjes së drogës.

Aty u zbuluar se ai kishte mbledhur më shumë se 16 mijë euro për 9 ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit