Baret dhe restorantet pa punëtorë dhe klientë, çmimet rriten me 30%

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 17:38

Në sektorin e Bareve dhe Restoranteve mungojnë punëtorët, klientët dhe pritet rritje çmimesh.

Shoqata e këtij sektori thotë se për shkak të largimit masiv të shqiptarëve, mungojnë punëtorët por edhe klientët. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës, çmimet në bare dhe restorante do të rriten 20-30%, këtë vit dhe janë konsumatorët ata që do të paguajnë rritjen e pagës së kamarierit, banakierit e të gjithë zinxhirit së sektorit.

Ne për çdo vit të ri themi shyqyr që iku viti i vjetër, sepse çdo vit po bëhet më keq. Kjo edhe për shkak të ikjes masive jashtë të shqiptarëve. Tashmë ne përveçse nuk kemi personle, nuk kemi as klientë. Sektori i bareve dhe restoranteve ka momentalisht 15-20% më pak fuqi punëtore që kërkon që nga recepsionistë, kamarierë, banakierë, ndihmëskuzhinierë, kuzhinierë, shef kuzhine dhe pastruese.

Pagat e punëtorëve të sektorit të bareve dhe restoranteve do të vazhdojnë të rriten edhe këtë vit deri në 2026-tën, kur sistemi do të fillojë të ngopet. Këto janë profesione që vazhdojnë të kërkohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, pasi ka një mungesë të madhe. Sot Shqipëria edhe me veprimet e fundit që ndërmori qeveria, për pajisjen me dokumeta pune dhe qëndrimi të punonjësve të huaj, prapë e ka shumë të vështirë, pasi edhe njerëzit që vijnë nga jashtë e shohin vendin tonë si trampolinë për BE. Vijnë punojnë 1 muaj dhe ikin. Këtë vit çmimet në bare dhe restorante do të rriten minimumi me 20-30%, pasi nuk mundet më biznesi të mbajë kostot e rritura, këto duhej të ishin reflektuar që 2 vjet më parë. Rritjen e pagës së kamarierit, banakierit e të gjithë zinxhirit do ta paguajë konsumatori.

Sipas të dhënave nga INSTAT në Shqipëri ka rreth 20 mijë bare dhe restorante dhe në këtë sektor punojnë gati 100 mijë njerëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit