Pas dy orësh banorët në Bërxullë zbresin nga shtylla e tensionit të lartë, një person niset për në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 13:31

Pas dy orësh në shtyllën e tensionit të lartë, banorët në Bërxullë që kërcënuan se do hidhen kanë pranuar të zbresin pas ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarfikëse. Ndërkohë njëri nga banorët që qëndroi në shtyllë u nis për në spital pasi ka shfaqur probleme me tensionin e lartë.

Banorët shprehen : “Po nuk morëm zgjidhje do jemi akoma më ekstrem se kaq, kemi tre muaj e gjysmë që protestojmë si kemi bërë asnjë dëm shtetit, na kanë vjedhur. Kemi fëmijë, do e mbrojmë më gjak, kemi dokumenta , ligji nuk zbatohet për banorët vetëm për oligarkët.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit