Rrëzohet avioni në Nepal me 72 persona në bord, të paktën 16 viktima

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 08:57

Avioni i Yeti Airlines që po fluturonte nga Katmandu në Pokhara me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror. Mjeti fluturues u rrëzua në ulje, duke marrë flakë, teksa në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë ushtarët nepalezë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik, teksa nuk dihen shkaqet e aksidentit. Avioni duket se po bën një kthesë majtas jashtë kontrollit pavarësisht faktit se tipi i avionit (ATR) konsiderohet i besueshëm, ndërsa të paktën 16 persona janë gjetur të vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit