Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 08:21

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu, në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit