Shkatërrohen parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier/ S’dihet nëse mjeti që është përplasur ka rënë në lumë, apo është larguar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 07:43

Gjatë mëngjesit të sotëm është regjistruar një ngjarje në Fier. Një makinë është përplasur me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit, teksa ende nuk dihet nëse mjeti është larguar apo ka rënë në lumë. Nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, teksa parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po mundësohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit