Kejvina-Luizit: Tipat si ti më mbajnë çantat jashtë shtëpisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2023, 23:41

Debate të shumta ka patur mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip Albania. Përveç tonit të zërit, mes banorëve VIP-a nuk kanë munguar edhe ofendimet, fjalët banale por edhe kërcënimet.

Kejvina është përplasur mbrëmjen e sotme me Luizin. Gjatë një debati të ashpër mes tyre, Kejvina nuk është përmbajtur me ofendimet ndaj Luizit.

Në një moment ajo i ka thënë Luizit se jashtë shtëpisë, tipa si ai i mbajnë çantat. Por sikur të mos mjaftonte kjo Kejvina i ka përmendur Luizit faktin se ka babain akoma jashtë shtëpisë, ndërsa ky i fundit jo.

E kam babin gjallë jashtë. Tipat si ti më mbajnë çantat jashtë shtëpisë.

Ndërkohë që edhe më parê Kejvina është treguar e papërmbajtshme me komentet dhe ofendimet ndaj Luizit, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer.

Degjenerimi mes banorëve VIP-a vazhdon në shtëpinë e Big Brother ndërkohë që produksioni bën sehir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit