”Kulla të larta, Rolls Royces dhe AK-47”, zbërthehet ‘foleja’ e Hellbanianz në Londër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2023, 21:58

Bandat shqiptare janë vënë nën shënjestrën e medias britanike “TheSun”.

Në një tjetër artikull, vëmendja është përqendruar te streha e bandave shqiptare, pallatet dhe rezidencat ku zhvillohen takimet dhe jo vetëm.

Në artikullin e tyre thuhet se pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë dhomash, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm.

TheSun” ka gjurmuar pallatet mafioze të bosëve aktualë të krimit dhe këtu përfshihet banda shqiptare Hellbanianz.

Hellbanianz – Barking, Londër

Lart në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundsh në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke u mburrur me flotat e Rolls Royces dhe Betleys, Hellbanianz janë tregtarë ambulantë dhe zbatues të Mafias Shqiptare.

Mafiozët të cilët publikojnë këngët e tyre ku mburren me zotërimin e AK-47 – kanë zgjedhur ndërtesat e larta sepse ato janë të lehta për t'u mbrojtur. Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin dhe mendohet se takohen pranë lokalit Kings Lounge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit