Nuk kanë fund incidentet në Rrugën e Arbrit. Me një distancë shumë të shkurtër nga njëri-tjetri në këtë rrugë ka ndodhur një numër i madh aksidentesh të rënda.
Rasti më i fundit është ai që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Muriz.
Sipas dëshmitarëve një fadromë e firmës "Gjoka Konstruksion" që po transportohej me karrotrec ka rënë prej tij dhe ka përfunduar rreth 100 metra poshtë drejt e në oborrin e një shtëpie.
Për fat të mirë mësohet se nuk ka asnjë të lënduar në njerëz. Banorët e shtëpisë kanë shpëtuar për fat pasi ndodheshin në pjesën tjetër të shtëpisë dhe jo aty ku ra fadroma.