Në Tiranë protestohet për Luizin, në Elbasan protestohet për emigrimin e të rinjve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.01.2023, 16:26

Dhjetra qytetarë protestuan këtë të shtunë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili po luan në spektaklin e Big Brother. Ndaj tij pati reagime për padrejtësit që po i bën produksioni. Ky u cilësua si një "hall" i madh i shqiptarëve, të cilët kanë të drejtën e tyre të reagimit, por kur ka shumë çështje të tjera për të protestuar.

Shembulli i protestës erdhi nga Elbasani, ku disa të rinjë marshuan kundër fenomenit të emigracionit. Jo vetëm Elbasani por shumë qytete të Shqipërisë janë boshatisur nga largimi i të rinjve për një jetë më të mirë drejt Europës.

Marshimi është organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan. Për të shpëtuar Shqipërinë nga emigrimi, nga Elbasani u kërkua ngritja e një strategjie kombëtare për të ndihmuar të rinjtë dhe forcën puntore ta shohi të ardhmen në vendin e vet.

"Një popull që nuk ka një vizion vdes, shuhet. Për këtë arsye një lutje dhe thirrja jonë sot është të ndërtojmë një vizion për Shqipërinë e Ardhme. Zëri ynë i thërret ndërgjegjes kombëtare, kjo është arsyeja pse shumë njerëz edhe pse të sistemuar me punë largohen nga Shqipëria pasi nuk kanë një vizion për të ardhmen Për këtë arsye ne duhet të gjejmë forcën të besojmë se edhe vendi ynë mund të bëhet” – u shprehën organizatorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit