Shkodra si Big Brother/ Grupet kriminale vendosin kamera në lagjet e tyre, policia i çmonton

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.01.2023, 15:30

Grupet kriminale në Shkodër e kanë çuar sigurinë e tyre në një tjetër nivel. Plot 21 kamera ishin vendosur në qendër të qytetit nga ku monitoroheshin hyrjet dhe daljet. Bandat e vënë në gjak me njëra-tjetrën, kanë menduar që ta kënë Shkodrën një Big Brother, ku mund të shohin lëvizjen e kundërshtarëve, por edhe të policisë.

Nga të gjitha kamerat, 8 prej tyre ishin instaluar në vende dhe sheshe publike, pjesa tjetër në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës. Ndërkohë 13 të tjera ishin vendosur në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Policia e Shkodrës, ndihmuar nga reparti "Shqiponja" kanë bërë të mundur heqjen e kamerave dhe janë vënë në kërkim të autorëve. Prej vitesh, Shkodra është një nga qytetet ku krimi i organizuar ka arritur majat. Lagjet Kiras dhe Dobraç, streha të grupeve kriminale, janë të paprekshme nga Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit