Protestuesit ndezin fishekzjarre: O Luiz, o kamipon, gjithë Shqipëria ty të do

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 15:16

Mbështetësit e Luizit kanë ndezur qiellin me fishkejzarre pranë shtëpisë së BBV duke treguar se e mbështesin në këto ditë ku sëmundja e tij dhe ai bashkë me produksionin e BBV janë kryefjalë e mediave rozë. Me thirrjen: "O Luiz, o kamipon, gjithë Shqipëria ty të do", shumë qytetarë shqiptarë janë bërë bashkë dhe kanë ngritur zërin e tyre duke treguar se janë me Luizin i cili sipas tij vuan nga një sëmundje, por pas analizave 20 minutëshe në QSUT, doli që ka gënjyer.

Gjithsesi është ende dilemë se kush nga të dyja palët po mashtron Luizi apo produksioni, dhe cila është arsyeja, por ajo që vlen të thuhet është se një pjesë e mirë e shqiptarëve u ndjenë dhe u bënë bashkë për çështjen Luiz dhe BBV, ndonëse vendi vuan nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve. Gjithashtu protestuesit sot janë shprehur të indinjuar edhe për faktin që banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit