Publikohen pamjet/ Si e ndoqën me helikopter anijen që mori naftë kontrabandë?!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.01.2023, 14:27

Janë publikuar pamjet e momentit kur anija shqiptare "Geni" ka marr naftë nga anijet afrikane në mënyrë kontrabandë. Ndjekja e tyre është bërë me helikopterë nga Guardia di Finanza si dhe me patrullimet e mjeteve te lundrimit policor.

Fillimisht shkëmbimi i naftës kontrabandë është pikasur me radarë nga ajri dhe më pas është bërë ndjekja deri në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit më të fundit të Policisë së Shtetit, janë sekuestruar rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Nga ky aksion i policisë janë vënë në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj. Nga pala shqiptare, konkretisht janë arrestuar shtetasit E.Q 30 vjeç, shtetasi K.K 30 vjeç, shtetasiS.G 65 vjeç, banues të tre në Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit