Mbaruan hallet e shqiptarëve/ Protesta e Luizit i ngre në këmbë, s’pyesin as për policinë dhe i afrohen shtëpisë së BBV

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 14:02

Luizi dhe polemika mbi vërtetësinë e sëmundjes së tij, ka bërë që shqiptarët të cilët përballen me rritje çmimesh në produkte apo shërbime, të ngrihen në këmbë dhe të mbështesin këngëtarin shkodran. Pas paralajmërimit në rrjet për një tubim në shtëpinë e BBV për Luizin, shqiptarët kanë treguar se janë të gatshëm të protestojnë, por jo për të drejtat e tyre, por për dilemën nëse Ejlli vuan nga një sëmundje e rrallë, apo produksioni i BBV po mashtron dhe po përdor për klikime Luizin dhe jetën e tij. Siç shihet në videon e siguruar nga JOQ, mbështetësit e Luizit i janë afruar shtëpisë së BBV duke mos pyetur për policinë e duke ndezur qiellin me fishekzjarre e duke krijuar tensione në përkrahje të Luizit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit