E quajti “Hitleri i shekullit tonë”, Erdogani jep 500 mijë euro për arrestimin e basketbollistit të NBA

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2023, 12:14

Erdogan ka shumë vite në pushtet dhe kohë pas kohe armiqtë e tij po shtohen. Së fundmi një basketbollist mjaft i njohur në SHBA, Enes Kanter është shtuar në listën e të padëshiruarve, madje është shpallur në kërkim për tu arrestuar.

Turqia ka lajmëruar një shpërblim prej plot 500 mijë eurosh për këdo që jep informacion, që çon në arrestimin e basketbollistit, i cili konsiderohet nga shteti si një terrorist. 30-vjeçari, i cili në sezonin e shkuar ishte pjesë e Boston Celtics në NBA ka folur së fundmi dhe nuk e ndal ofensivën e tij.

“Nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe mësues të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke. Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet.

Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura? Eja më merr Erdogan. Dëshironi të humbni gjysmë milioni me mua? Hajdeni”, shkruan Kanter. Ai e ka quajtur shpesh “Erdoganin” si një diktator apo “Hitleri i Shekullit tonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit