Afrikani e kërcënonte me vdekje, por gjykata angleze nuk e fal shqiptarin e kapur në “shtëpinë e barit”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2023, 11:10

Një shqiptar i njohur si S. Cara, 32 vjeç, është kapur në një “shtëpi bari” në Angli dhe ka dalë së fundmi para gjykatës. Ai mbërriti në Britaninë e Madhe duke paguar 4 mijë paund për të kryer udhëtimin e rrezikshëm me gomone.

Më pas ai qe i ulur në një kafene, kur një person iu afrua dhe i ofroi punë, diçka që ai e pranoi. Personi, i cili nuk është identifikuar nga i riu e dërgoi në një shtëpi me 4 dhoma të mbushura me bimë kanabisi, të cilat duhej t’i ruante dhe të kujdesej për ta.

Por më 12 janar ai u burgos, pas një aksioni të policisë në shtëpinë në fjalë. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij, Cara është mbrojtur me argumentin se afrikani, që rezultonte të ishte pronari i tij, e kërcënonte se do ta vriste në rast se largohej.

Cara ka thënë se personi që i ofroi punë, ishte me origjinë afrikane. Prokurori Jonathan Stone u shpreh se shqiptari u dërgua në shtëpinë e barit dhe u detyrua të kujdesej për drogën ose në të kundërtën do ta vrisnin. Nga ana tjetër 32-vjeçari ka treguar se shtetasi afrikan e vizitonte çdo javë.

Ai nuk ja dinte emrin e vërtetë, por e thërriste vetëm me pseudonimin “A”. Ky i fundit kishte vendosur kamera siguria dhe i kontrollonte vazhdimisht. “Ai (Cara) mendonte se po vëzhgohej dhe nuk arratisej për shkak se kishte frikë se çfarë mund t’i ndodhte”, tha prokurori Stone.

Në momentin që policia mbërriti në banesë, Cara u përpoq të largohej nga një dritare. Ai kujdesej për një sasi prej rreth 140 bime kanabisi. Me gjithë justifikimin se kërcënohej, gjykata e dënoi shqiptarin me 30 javë burg, që konsiston me rreth 7 muaj e gjysmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit