Gropa në autostradën e Durrësit rrezik për shoferët, qytetari-firmës: Rregullojeni, nëse s’keni mundësi shpenzimet i mbuloj unë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 11:06

Rrugët copë-copë në Shqipëri janë një problematikë më vete që mundon shumë shqiptarë. Denoncimet për rrugë të prishura, me baltë pa asnjë standard janë të shumtë pranë redaksisë së JOQ Albania. Një rast i tillë i denoncuar nga një qytetar është raportuar sot në JOQ. Konkretisht në segmentin rrugor nga rrotanta e Universitetit drejt mbikalimit të Kënetës në Durrës, sipas qytetarit denoncues, ndodhet një gropë me përmasa rreth 150 cm e gjatë dhe 80 cm e gjerë. Qytetari shton se veç gropës në mes të rrugës, aksi vuan edhe për ndriçim duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve kryesisht atyre që kanë motor. Përmes JOQ, kërkon nga firma kontraktuese, që të gjejë zgjidhje për këtë problem, teksa shton se nëse nuk kanë fonde ai është i gatshëm të kontribojë që kjo rrugë të ketë sinjalistikën e duhur.

Qytetari:
Persh joq.. ju lutem publikojeni ket postim.. ne segmentin rrugor nga rrotonta e universitetit drejt mbikalimit te kenetes, ne durres.. Diku nga mesi i ketij segmenti eshte nje grope me permasa afersisht 150 cm gjatsi, dhe 80cm gjersi.. ne ket segm nuk ka as ndriqim.. dhe esht shume e rrezikshme per mjetet dhe vdekjeprurse sidomos per motorrqikletat, aty esht tabela 90 km ne ore, imagjino te bish brenda me motorr.. prandaj i bej thirrje mirmbajtjes rrugore te durresit qe te veje dore sa me shpejt, sinqerisht do te kontriboja personalisht, por nuk Kam leje dhe mjetet perkatse.. nqs nuk kan mundesi ata shenzimet i mbuloj une!! JOQ Shum rsp per ju. Flm..

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit