Një grua raporton se është dhunuar për tri vjet rresht nga një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2023, 10:37

Policia e Kosovës raporton se një femër kosovare është dhunuar dhe mbajtur me forcë nga një person që nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Viktima raporton se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia ende nuk ka arrestuar të dyshuarin dhe rasti po zhvillohet në hetime.

“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit