Bujqësia, prodhimi dhe eksportet në rritje deri 10%, blegtoria në vështirësi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 07:47

Pas vështirësive që kaluan këtë vit nga mungesa e subvencioneve dhe rritja e kostove, fermerët presin një vit më të mirë në bujqësi më 2023, si në prodhim, edhe në eksporte. Funksionimi i skemës për subvencionin e serrave pritet të rrisë më tej sipërfaqet e mbjella, ndërkohë që kërkesa e jashtme për prodhimet shqiptare do të zgjerojë eksportet deri në 10%. Sektori i blegtorisë do të vazhdojë të jetë problematik, nëse nuk rritet çmimi i qumështit për prodhuesit e vegjël.

“Serrat ekzistuese do të mbillen, por do të zgjerohen më tej për arsye të vënies në funksion të skemës së subvencionit”, tha Mariglen Ziu, i cili kultivon rreth një hektar serrë në Samaticë të Beratit një nga zonat me intensitet të lartë të zhvillimit të bujqësisë në sera.

Sipas Monitor, aktualisht, skema e subvencionit për serrat është 40 mijë lekë për dynym, e ndarë në dy faza, në dy sezone me nga 20 mijë lekë për dynym.

Fermerët dorëzojnë faturat e fidanit në zyrën e AZHBR-së dhe paratë kalojnë direkt në bankë në llogarinë e fermerit, tha z. Ziu, duke shpjeguar se kjo po nxit mbjelljet.

Fermeri tjetër, Alban Çakalli, i cili kultivon kultura të rralla me vlerë të lartë në zonën e Mamurrasit, tha se kostot në inputet bujqësore janë rritur nga 50-100% dhe këto nuk janë reflektuar totalisht në çmimet e produkteve.

Pavarësisht problematikave që po kalon bujqësia shqiptare eksportet bujqësore parashikohen me rritje vitin që vjen. Në vitin 2023 pritet të rriten eksportet në masën 10%, për disa arsye.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit