Shqiptari arrestohet në Greqi, lidhi qenin me zinxhir dhe e tërhoqi me makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2023, 00:00

Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka tërhequr zvarrë me zinxhir një qen.

mediat greke thuhet se abuzimi me kafshën ka ndodhur pasditen e sotme në Patra. 64-vjeçari shqiptar, drejtuesi i makinës, ka tërhequr zvarrë me zinxhir një qen në zonën e Rios.

Shqiptari mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin dhe për pasojë katërkëmbëshi është plagosur në këmbë.

Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë shqiptarin. Qeni u mor nga një vullnetar për t'u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t'i trajtuar plagët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit