Rruga në Sharrë mbulohet me baltë, banorët fajësojnë Veliajn: Ka hedhur dheun e pallateve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 22:15

Vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës, ndodhet Sharra, një zonë e banuar nga qindra familje.

Edhe pse aktualisht jemi në vitin 2023, banorët e kësaj zone duhet të kalojnë nëpër rrugë të katandisura me baltë për faj të Erion Veliajt.

Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA, se rruga e dy fshatrave është dëmtuar pasi kamionët kanë hedhur dheun e pallateve që janë shembur. Për shkak të shiut të kohëve të fundit rruga është shndërruar në baltë duke ua bërë të pamundur kalimin 100 familjeve të zonës.

Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliajt që kthejë sytë edhe ndaj kësaj zone pasi rruga është katandisur plot me baltë.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq shiko si esht katandis rruga e sharres 5 km lark sheshi skenderbej jemi ne 2023 , i bej thirrje lali lekut shiko naj her kto rruget jo vetem tvjedhur. Ka herdhur dherat e pallateve qe ka dhen per demtim dhe na kan prishur rrugen

Kjo ka qen rrug tamam e 2 fshatrave te sharre po nga dherat e landfillit te sharres e kan mbulur rrugen dhe nga shiu esht ber balt e nk kalohet jan diku ke 100 familje ne kte zone. Ju lutem postojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit