Kishin kryer 36 vjedhje në Athinë, zbulohen identitetet e pesë “skifterëve” shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 21:13

5 shtetas shqiptarë, anëtarë të një bande që kryente vjedhje në dyqane në zona të ndryshme të Athinës është çmontuar nga Policia greke.

Shqiptarët vidhnin në dyqane të ndryshme duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me larjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Deri më tani, policia ka arritur të zbulojë 36 grabitje në Athinë të kryera nga shqiptarët ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar.

Të arrestuar:

Indrit Arifaj

Mario Hoxha

Adi Kala

Altin Mustafaj

Në kërkim:

Armando Roko

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit