Vritet shqiptari në Gjermani, autori somalez arratiset në Francë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 20:43

Një 20-vjeçar me kombësi somaleze është arrestuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Gjermaninë veriore më 19 dhjetor.

Mediat raportojnë se më 19-dhjetor shqiptari është vrarë me thikë nga 20-vjeçari somalez. Ky i fundit është arrestuar të mërkurën në Lille, Francë dhe do t'i dorëzohet autoriteteve gjermane sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka dyshime se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Pas vrasjes somalezi u arratis në Francë pasi donte të largohej për në Angli. Në Francë, 20-vjeçari u arrestua në një institucion të shëndetit mendor që strehon emigrantë, në Marquette-lez-Lille, afër Lille. Institucioni që strehonte të dyshuarin nuk e dinte prejardhjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit