“Idiot, injorant, na e shpife”/ Kejvina nuk pushon së ofenduari Luizin, produksioni bën sehir!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.01.2023, 20:04

Një fjalë e përdorur nga Luizi, konkretisht çapaçula drejtuar të gjithë banorëve, ka agravuar debatin me Armaldo Kllogjerin, në shtëpinë e Big Brother Vip.

Armaldo i ka kërkuar që atë të mos e përfshijë në mesin e “çapaçulave”, por Luizi i tha se nuk e kishte me të keq. Por kjo nuk u pranua nga maestro.

Debati vazhdoi dhe teksa të gjithë banorët i janë vënë kundër përfshirë Edin dhe Tean, nuk kanë munguar edhe ofendimet nga Kejvina në drejtim të Luizit.

Mashtrus, o kokrra e mashtrusit, mbaje! Mashtrues, burracak, egoist, idiot, injorant, pa pikë edukate, mbaji pra! Mbaji që të gjitha se na e shpife fare, ma ke shpifur fare tani Luiz”, tha Kejvina e inatosur.

Deri më tani asnjë banori nuk i është tërhequr vëmendja për gjuhën e urrejtjes së përdorur ndaj Luizit.

Mbetet për t’u parë nëse në primen që do të jepet nesër produksioni do mbajë qëndrim ndaj banorëve që gjatë këtyre ditëve i kanë lëshuar ofendimet “lumë” ndaj Luizit. Të shohim…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit