Spanjë/ Arrestohet shqiptari, rrëmbeu dhe përdhunoi 16-vjeçaren

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2023, 19:02

Një shtetas shqiptar është arrestuar së fundmi në Spanjë. Mësohet se ai ka marrë peng një të mitur dhe e ka përdhunuar, të paktën sipas denoncimit të bërë nga ajo. Ishte vetë 16-vjeçarja ajo që u tregoi policisë shtëpinë ku e kishin mbajtur deri në pesë orë në Sant Martí Sarroca.

Shqiptari e la të largohej rreth orës 10:00 të së shtunës, pasi plotësoi nevojat e tij seksuale.

"Mbarova, ju mund të shkoni tani ," – ka thënë shqiptari , sipas dosjes hetmore.

E mitura, vetëm 16 vjeçe , shkoi për të kërkuar ndihmë fillimisht në një furrë buke aty pranë dhe prej andej u dërgua në spital. Po atë pasdite, rrëmbyesi (përdhunuesi) i saj u arrestua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit