Katar 2022/ Gjobitet Serbia për banderolën kundër Kosovës dhe tensioneve ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.01.2023, 18:48

Kupa e Botës në Katar nuk kaloi pa polemika sa i përket identitetit të shqiptarëve. Për herë të dytë lojtarëve me origjinë shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri, u përballën me Serbinë. Një tension i hapur që nga Kupa e Botës në Rusi, kur Zvicra përmbysi ndeshjen me Serbinë fal golave të Xhakës dhe Shaqirit.

Tensionet nuk munguan edhe këtë vit, kur Xhaka u përballë me një tension ë hapur nga lojtarët, trajneri dhe stoli i Serbisë. Më herët serbët provokuan me vendosjen e hartës së Kosovës në dhomat e zhveshjes duke i vendosur simbolet serbe. Për këto situata, FIFA më në fund është shprehur.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s. Akuzat kanë qenë për diskriminim, sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve dhe thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit, duke përfshirë sanksione individuale për shtatë lojtarë serbë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit