Komandanti dhe policët do të përfundojnë në gjykatë, janë suspenduar nga burgu i “Idrizovës”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 18:00

Katër policët dhe komandanti që ishin pjesë e ndërrimit të arratisje të një të burgosuri janë pezulluar nga puna, konfirmon për “A1on” Ministria e Drejtësisë. Ata po merren në pyetje në Prokurori dhe më pas do të dërgohen para gjyqtarit në procedurë paraprake.

“A1on” njofton se jozyrtarisht për ta do të kërkohet paraburgimi, për shkak të dyshimeve se aksioni i arratisjes ishte i planifikuar, por edhe indikacione për ndikim të dëshmitarëve dhe mosdisponueshmëria e tyre për organet e rendit.

Hetimet paraprake për arratisjen e të burgosurit të dënuar me mbi 20 vite burg po i kryen Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar, përkatësisht departamenti i policisë në krye me Lile Stefanova.

“A1on” njoftoi se Srdjan Dimitrievski është komandanti i cili ka qenë në turn dje në mbrëmje në “Idrizovë”, kur i burgosuri i dënuar për tentim vrasje dhe drogë është arratisur, ndërsa është lënduar një polic.

Dimitrievski poashtu është një person i dënuar për marrje ryshfeti si polic nga MPB-ja.

Për të burgosurin është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit