65-vjeçari nga Berati kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, mbante në shtëpi municione

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 16:38

Policia ka arrestuar një 65 vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur. Gjithashtu gjatë kontrollit të shtëpisë së shtetasit Xhevair Veizi u gjetën 2 krehëra arme zjarri dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policise: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit